Spanjë, 90€ gjobë për makinat që ndosin ajrin

Spanjë, 90€ gjobë për makinat që ndosin ajrin

03:11, 01/12/2018
A+ Aa A-

Autoritetet spanjolle kanë vendosur kufizime të reja lëvizëse në qendër të kryeqytetit të vendit, Madrid, me qëllim reduktimin e ndotjes së ajrit deri në 40%.

Masat e ashpra do të thotë se shoferët do të duhet të testojnë emetimet e automjeteve të tyre, dhe ku mjetet më të vjetra dhe më ndotëse të ndaluara në qendër të qytetit.

Shoferët që hyjnë në zonën e kontrolluar dhe janë në shkelje të rregullave të fundit  do tu duhet të paguajnë një gjobë prej € 90 (£ 80).

Ky veprim është gjithashtu për të ndihmuar në reduktimin e zhurmës dhe inkurajimin e çiklizmit më shumë në qytet, përcjell syri.net.

Këshilli i Qytetit të Madridit vlerëson se projekti, i nisur të premten dhe emërtuar Madrid Central, do të ndikojë rreth 20% në uljen makinave që hyjnë në qendër të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco