Shërbyen mish derri në konferencë, Ministria e Brendshme e Gjermanisë u kërkon falje myslimanëve

Shërbyen mish derri në konferencë, Ministria e Brendshme e Gjermanisë u kërkon falje myslimanëve

02:48, 01/12/2018
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka shprehur keqardhjen e saj dhe ka kërkuar falje që shërbeu sallam derri në një konferencë mbi Islamin në Berlin që u mbajt këtë javë.

Ministria tha se përzgjedhja e ushqimit ishte projektuar për "pjesëmarrjen e larmishme fetare" në Konferencën Gjermane të Islamit në Berlin.

Por ato kërkuan falje nëse individët ndjehen të ofenduar në ndjenjat e tyre fetare, përcjell syri.net.

Veprimtaria u drejtua nga Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, i cili në mars tha se Islami “nuk i përket Gjermanisë".

Shumica e pjesëmarrësve në konferencën e Islamit ishin myslimanë, njoftoi media lokale. Sipas ligjit islamik, muslimanët janë të ndaluar të hanë mish derri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco