Mocrosoft kalon Apple, bëhet kompania më e vlefshme

Mocrosoft kalon Apple, bëhet kompania më e vlefshme

02:20, 01/12/2018
A+ Aa A-

Microsoft ka mposhtur  Apple për t'u renditur si kompania më e vlefshme e listuara në botë, duke rimarrë vendin e parë pas më shumë se 15 vjetësh.

Gjigandi i softuerit përfundoi të premten me një vlerë tregu prej më shumë se 851 miliardë dollarë krahasuar me 847 miliardë dollarë të Apple.

Të premten, aksionet e Microsoft fituan më shumë se 0.6% për të mbyllur në 100.89 dollarë, ndërsa aksionet e Apple përfunduan me 178.60 dollarë, poshtë rreth 0.5%, përcjell syri.net.

Aksionet e Apple kanë rënë pothuajse 25% që nga tetori  kjo si pasojë e ngadalësimit të kërkesës për telefonin Iphone dhe aktivizimin e tarifave shtesë të SHBA për mallrat e bëra nga Kina.

Shitja ka shuar më shumë se 200 miliardë dollarë nga vlera e tregut për firmën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco