A do të takohen Trump e Putin? Rusët thonë po, amerikanë jo

A do të takohen Trump e Putin? Rusët thonë po, amerikanë jo

20:49, 30/11/2018
A+ Aa A-

Autoritetet ruse njoftuan të premten se presidenti Vladimir Putin do të ketë një takim të shkurtër me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të G-20-s, që mbahet në Buenos Aires të Argjentinës.

Por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se ‘nuk ka asnjë takim të planifikuar,’ si përgjigje rreth komenteve të një zëdhënësi të Kremlinit sipas të cilit mes dy udhëheqësve do të zhvillohej një takim ‘spontan’ në ambjentet ku mbahet takimi i G-20s.

Megjithatë, përgjigjja e zyrtarit amerikan, e lë të hapur mundësinë se mund të zhvillohet një takim i paplanifikuar.

Të enjten, Presidenti Trump njoftoi anulonte takimin e tij të planifikuar me udhëheqësin rus lidhur me konfiskimin nga Rusia të tre anijeve ukrainase dhe anëtarëve të ekuipazheve të tyre në rajonin e Detit të Zi.

Anulimi i paralajmëruar erdhi disa orë pasi ish-avokati i presidentit Trump, Michael Cohen, pranoi fajësinë se kishte gënjyer Kongresin rreth një marrëveshjeje në fushën e pasurive të patundshme të zotit Trump në Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco