VIDEO/ Skandal në maratonën e Kinës, kapen 200 vrapues hileqarë

VIDEO/ Skandal në maratonën e Kinës, kapen 200 vrapues hileqarë

11:33, 30/11/2018
A+ Aa A-

Hong Kong – Më shumë se 200 vrapues u skualifikuan nga gjysmë maratona në Shenzen pasi mashtrimi i përhapur u zbulua pas garës më 25 nëntor, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Rreth 16 mijë persona u vlerësuar për të marrë pjesë në garë të dielën, në njërën nga më shumë se njëmijë maratona që u mbajtën në këtë vend gjatë këtij viti.

Por vetëm disa ditë më vonë u zbulua se 258 vrapues kishin mashtruar gjatë garës, disa duke e shkurtuar dhe disa të tjerë që kishin punësuar njerëz për të vrapuar për ta.

“Ndiejmë keqardhje të thellë për atë ndodhi. Vrapimi në maratonë nuk është një ushtrim i thjeshtë, është një metaforë për jetën dhe çdo vrapues është ëprgjegjës për veten e tij’, thanë organizatorët pas garës.

Videot e kamerave të grafikut kapin vrapuesit duke i rënë përmes brezit të gjelbër që ndan  autostradës për të shkurtuar ndjeshëm garën e tyre deri në 3 km.

Në raste të tjera, fotografitë nga gara treguan dy vrapues me numër të njëjtë në bluzat e tyre.

Si rezultat i veprimeve të tyre, konkurrentët që mbanin numra të rremë  ose vrapuesit e punësuar nga garuesit e vërtetë u ndaluan për jetë nga pjesëmarrja në maratona ndërsa 237 të tjerë u ndaluan për dy vjet.

Një artikull i People's Daily, i postuar në mediat sociale pasi u mësua mashtrimi në masë, u bëri thirrje vrapuesve:"Ju lutem respektoni maratonën dhe respektoni shpirtin sportiv".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco