FOTO/ Ngordhin 50 balena të tjera në Zelandën e Re, ngecin në cektinë

FOTO/ Ngordhin 50 balena të tjera në Zelandën e Re, ngecin në cektinë

11:15, 30/11/2018
A+ Aa A-

Pesëdhjetë e një balena pilot ngordhën pasi ngecën në rërë në një plazh në ishujt Chatham të Zelandës së Re, njofton BBC. Në total kanë ngordhur më shumë 200 balena gjatë javës së kaluar në rajon.

Departamenti i Ruajtjes në Zelandën e re tha se 80-90 balena u gjetën të bllokuara në gjirin Hanson të enjten. Disa prej tyre arritën të zhyten sërish, por 51 ngordhën.

“Nuk kishte gjasa që të shpëtoheshin balenat, ndaj vendimi që bëmë ishte eutanazia. Ishte gjëja më e mirë që mund të bënim’, tha Dave Carlton, menaxherja e operacioneve në ishujt Chatham.

 “Ky është një vendim i tmerrshëm që duhet të merret”. Siç është bërë praktikë në Zelandën e re, zyrtarët janë duke punuar ngushtë me komunitetin lokal maori që të merren me trajtimin e balenave.

Balenat janë grposur në rërën prapa plazhit. 

Shumë prej balenave kishin plagë të rënda nga që ishin përplasur në shkëmbinj në ujë të cekët.

Dhjetra balena të tjera u gjetën të ngordhura në plazh në Northland të shtunën.

Ngecjet e balenave në cektinë nuk janë të pazakonta në Zelandën e Re, por incidentet masive janë të rralla dhe shkaku rrallëherë është i qartë.

Zyrtarët thonë se kjo mund të ketë ndodhur se balenat bëjnë gabime gjatë lundrimit, e humbin rrugën në mot të keq, kur arratisen nga keqbërësit ose kur bien viktima të sëmundjes./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco