Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Atentat kancelares Merkel?! Çfarë ndodhi me avionin që po e çonte në Argjentinë

Atentat kancelares Merkel?! Çfarë ndodhi me avionin që po e çonte në Argjentinë

09:48, 30/11/2018
A+ Aa A-

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka udhëtuar me avion ushtarak drejt Argjentinës ku do të marrë pjesë në samitin e G-20.

Mediat gjermane raportojnë se avi0oni qeveritar me të cilin ishte parashikuar që Merkel të udhëtonte drejt Argjentinës, është ulur në pistën e Këlnit, pasi dyshohet për një sulm kibernetik për arsye kriminale.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje forcat speciale të antikrimit kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e defektit të avionit, e cila po hetohet si një ngjarje për sulme kriminale.

Ndërkohë Merkel e ka vijuar udhëtimin e saj me avion ushtarak, duke u nisur nga Holanda drejt Argjentinës.

Mediat fillimisht raportuan, për një kolaps të plotë të sistemit të komunikacionit, që konsiderohet si "emergjencë e rrezikshme".

Prandaj pilotët kishin vendosur të ndërprisnin menjëherë fluturimin. "Der Spiegel" shkruan, se vetëm përmes telefonit satelitor ishte mundësuar që ekuipazhi në bord të komunikonte me qendrën drejtuese për të kryer zbritjen në aeroportin e Këlnit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco