Audi sjell risinë, taksitë fluturuese po vijnë

Audi sjell risinë, taksitë fluturuese po vijnë

00:13, 30/11/2018
A+ Aa A-

Audi vitet e funsit u fuqizua shumë duke nxjerrë në treg makina të ndryshme për të gjitha shtresat ato të mesme edhe ato të larta.

Arriti të pozicionohet mjaft mirë në treg duke konkurruar fuqishëm më markat e tjera si Benz, BMË, Range Rover, Nissan etj.

Por Audi nuk u ndal me kaq. Për herë të parë Audi prodhon “Audi-Airbus Pop-Up” në “Drone Ëeek” të Amsterdamit, ku në bashkëpunim me “Italian-design” kanë prezantuar për herë të parë një prototip fluturues dhe me drejtim autonom.

Testi ka qenë befasues, sepse ideja për t’i shpëtuar trafikut është ëndrra e kujtdo! Por, sa realitet ka në gjithë këtë projekt? Shumë dhe jo vetëm për kalibrin e markave në lojë. Vazhdon në fakt evolucioni i konceptit të shfaqur për herë të parë në vitin 2017 në sallonin e Gjenevës.

Pas 10 vitesh parashikohet që ky lloj prototipi mund të aplikohet masivisht në terrenin e transportit urban multimodal.

“Taksitë fluturuese janë duke ardhur”, tha Bernd Martens, president i “Italdesign” dhe “Audit”. Sipas tij, “Pop-Up” mund të udhëtojë 31 milje në tokë dhe moduli i fluturimit mund të udhëtojë 81 milje në ajër.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco