Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Misteri i butonit në krah të kryeministres britanike

FOTO/ Misteri i butonit në krah të kryeministres britanike

23:13, 29/11/2018
A+ Aa A-

Kryeministrja britanike Theresa May ka mbërritur në Argjentinë ku do të marrë pjesë në samitin e G20.

Ajo është takuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe bashkë kanë zhvilluar një bisedë të çastit.

Por ajo që ka rënë në sy të njerëzve dhe kamerave ka qenë një buton i bardhë në krahun e May, që zakonisht fshihet poshtë rrobave të saj.

Pas fotografive të marra është zbuluar edhe se çfarë është ai buton i çuditshëm.

Sipas mediave është një pajisje e fundit e përdorur për të matur sheqerin.

Image

May është diagnostikuar me diabetin e tipit 1 në vitin 2013, kështu që ajo duhet të monitorojë nivelet disa herë në ditë për të arritur një menaxhim të mirë shëndetit të saj.

‘Ka shumë raste ku unë jam duke ngrënë apo duke folur në një ceremoni, kështu që është një ndërlikim. Kur shkoj në një debat ose konferencë, unë duhet të sigurohemi që është shqyrtuar niveli i sheqerit dhe unë duhet të di se ku jam unë, për të rregulluar nivelin nëse është e nevojshme,’ shpjegoi ajo në një intervistë për revistën Balance.

Sistemi i butonave përbëhet nga një sensor dhe një lexues të dhënash.

I pari që ndodhet në pjesën e prapme të krahut, mat glukozën në lëngun intersticial nga një fije e hollë e vogël që vendoset pak nën lëkurë.

Lexuesi përdoret për të skanuar sensorin dhe tregon nivelet gjatë tetë orëve të fundit duke treguar me një shigjetë edhe trendin e nivelit të glukozës.

Përgatiti: SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco