VIDEO- FOTO/ Sulmi ndaj nxënësit sirian në Britani, mblidhen mijëra paund ndihma

VIDEO- FOTO/ Sulmi ndaj nxënësit sirian në Britani, mblidhen mijëra paund ndihma

14:29, 29/11/2018
A+ Aa A-

Më shumë se 30 mijë paund janë mbledhur gjatë gjithë natës për një djalosh të rrahur në shkollë ndërkohë që policia britanike mban në ruajtje shtëpinë e adoleshentit që e dhunoi.

Fëmija sirian ishte viktimë e një sulmi brital që kishte agravuar në shkollë në Huddersfield, njofton The Independent.

Një fond për ndihma u ngrit pasi video e sulmit u përhap gjërësisht në rrjetet sociale dhe qindra persona ofruan donacione.

Djaloshi 15-vjeçar, që e kishte njërin krah në allçi, shihet duke u hedhur në tokë, i kapur nga qafa, nga një djalë tjetër që i thotë atij: Unë do të mbys ty!” ndërkohë ia mbush gojë me ujë, viktimës.

Pavarësisht nga grumbullimi i një turme të madhe nxënësish, pas sulmit, djaloshi lirohet vetë dhe largohet i vetmuar.

Familja e djalit besohet se ka ikur nga qyteti sirian Homs,vendndodhje e një rrethimi trevjeçar nga ushtria siriane në vitet 2011 – 2014. Por në faqen gofundme thuhet se edhe motra e djaloshut ka qënë viktimë e këtyre ngacmimeve, dhunës.

    Në mediat sociale, njerëz nga Huddersfield identifikuan një 16-vjeçar si sulmuesin. Faqja e tij në facebook tregonte lidhje me ekstremin e djathtë, mbështetje për Tmmy robinson dhe mbështetje për refuzimin e boris johnson për të kërkuar falje pasi tha se gratë me ferexhe dukeshin si kuti letrash.

    Anëtarët e familjes së djaloshit që thuhet se ishte sulmuesi janë identifikuar dhe kanë marrë kërcënime me vdekje online. Policia u dërgua në shtëpinë e adoleshentit pasi emri dhe dhënat e tij u shpërndanë në rrjetet sociale.

    Barry Sherreman, deputet i Huddersfield, tha se ai e përkrahte djalin dhe familjen e tij që në çastin e parë.

    “Kuptova nga këshilli se shkolla kishte marrë veprime të forta. Do ta ndjek për t’u sigurua që e gjithë mbështetja në dispozicion të jepet”.

    Zv.drejtori Steve Dodds i distruktit të Policisë së Ëest Yorkshire tha: ‘ne po hetojmë një raport për një sulm të agravuar racist mbi një 15-vjeçar, që ndodhi në fushat e lojës në shkollën e komunitetit Almondbury në orën 13:00 në 25 tetor.”

    Këshilli i kirklees tha se ;as ne, as shkolla nuk e pranojmë dhunën në asnjë formë dhe sjellje të tilla nuk do të tolerohen.”/SYRI.NET

    Ne videon e meposhtme, skena ku sulmohet edhe motra e djaloshit sirian:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    kuti 30/11/2018 15:04

    Aman ore mos u frikesoni kaq shume, gazetuce se na prishet gjakun .me fjelet tashme te perditeshme ...Tmerr, frike... terror... shokuese....çuditje ... habiteshme ,etj...etj! Ps: Mos e publikoni, eshte per ju! .. ..

    Shto koment

    Denonco