Merr flakë shtëpia, vdesin 6 persona në ShBA

Merr flakë shtëpia, vdesin 6 persona në ShBA

12:26, 29/11/2018
A+ Aa A-

Tragjedia ka goditur një familje në SHBA.

Një zjarr i fuqishëm ra në një shtëpi në qytetin e Logansport, në shtetin amerikan të Indiana.

Autoritetet gjetën nën rrënoja gjashtë trupa të pajetë, përfshi edhe katër fëmijë.

Viktimat janë një vajzë 25 vjeçe dhe tre fëmijët e saj, 3 muajsh, një vjeç dhe 3 vjeç.

Gjithashtu u gjet edhe një burrë 42 vjeç dhe vajza e tij 10 vjeçe. Ndërkohë dy persona të mbijetuar u dërguan në spital.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit të kësaj të mërkure, ndërkohë që po hetohet në shumë drejtime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco