2 strategë izraelitë çuan në fitore presidenten gjeorgjiane

2 strategë izraelitë çuan në fitore presidenten gjeorgjiane

10:18, 29/11/2018
A+ Aa A-

Dy strategë izraelitë të fushatave elektorale ndihmuan Salome Zurabishvili që të fitonte në baloztazh zgjedhjet presidenciale në  Gjeorgji dhe të shndërrohej në gruan e parë presidente të këtij vendi. Ky lajm jepet edhe nga Jerusalem Post.

Salome Zurabishvili, ishte një kandidate i pavarur, e  mbështetur nga partia në pushtet që drejtohet në parapaskenë nga miliarderi  Bidzina Ivanishvili që largoi nga pushteti Sakashvilin përmes zgjedhjeve të vitit 2012. Në raundin e parë të zgjedhjeve diferenca mes të dy kandidatëve, Salome Zurabishvili të mbështetur nga maxhorcan qeverisëse dhe Grigol Vashadze të mbështetur nga opozita ishte më pak se 1 për qind dhe sondazhet tregonin fitues kandidatin e opozitës në raundin e dytë.

Dy strategët izraelitë, Sefi Shaked e Moshe Klughaft e ndihmuan kandidaten e mbështetur nga maxhoranca të ndryshonte fushatën dhe të fitonte zgjedhjet.

Ata deklaruan pas fitores për The Jerusalem Post se: "…Ne ndryshuam axhendën e fushatës duke e vënë theksin në arritjet e qeverisë...Kemi mposhtur sulmet shoviniste ndaj kandidates dhe sulmet anti-semite ndaj dy strategëve…. Ne i sugjeruam kandidates sonë që ta lidhte fushatën e kundërshtarit me dhunën, korrupsionin dhe heshtjen e drejtuesve të lartë të pasrtisë së tij.“.

Klughaft tha se “sygjerimet tona e detyruan ish-presidentin Sakashvili që ndodhet në Hollandë të deklaronte në një interviste televizive në një televizion gjeorgjian se “kandidatja Zurabizshvili ka këshilltar hebre” gjë që na shtyu ne ti cilësojmë si “deklarata anti-Semite”. Ndërkohë që strategu izraelit kërkoi mbrojtje sigurie gjatë javës së fundit para zgjedhjeve. Sakashvili e mohoi fuqimisht se kishte bërë deklaratë  antisemitike dhe ndërkohë akuzoi Klughaft për një fushatë shpifëse kundër tij. Duke paksa e çuditshme që Sakashvili që stigmatizon “strategët hebre” sepse gjatë Revolucionit Rozë të vitit 2003 ai kishte pasur mbështetjen e Sorosit për tu bërë president, ndërkohë që pasi e dëbuan nga Ukraina, duke humbur edhe shtetësinë ukrainase, u kritikua nga Soros për “lidhjet me oligarkët rusë”. Gjatë kësaj kohe Sakashvili ka qënë edhe këshilltar i Edi Ramës, gjë që e ka deklaruar gjatë një vizite në Tiranë.

Zurabishvili kishte qenë më parë Ministre e Jashtme e Gjeorgjisë e emëruar nga Sakashvili me të cilin shumë shpejt pati kontradikta që e detyruan të dorëhiqej si ministre e jashtme. Para se të emërohej nga Sakashvili si Ministre e Jashtme, Salome Zurabishvili ishte ambasadore e Francës në Gjeorgji, ndërkohë që familja e saj kishte emgiruar në vitin 1921 nga Gjeorgjia për tu vendosur në Francë.

Strategët Shaked dhe Klughaft kishin ndihmuar edhe disa kandidatë socialdemokratë të fitonin zgjedhjet dy vjet më parë në Rumani.

Syri.net/ 29 nëntor 2018

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco