Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Lufta e Jemenit/ Senati i SHBA-së heq mbështetjen për forcat Saudite

Lufta e Jemenit/ Senati i SHBA-së heq mbështetjen për forcat Saudite

06:42, 29/11/2018
A+ Aa A-

Senati i SHBA ka avancuar një masë për të tërhequr mbështetjen amerikane në një koalicion të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen.

Kjo vjen si  goditje ndaj Presidentit Donald Trump,  ku senatorët votuan 63-37 për të marrë një mocion në fund të mbështetjes amerikane.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe sekretari i mbrojtjes Jim Mattis i kishin kërkuar Senatorëve të mos e mbështetin mocionin, duke thënë se kjo do të përkeqësonte situatën në Jemen.

Votimi vjen pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, një banor i SHBA, përcjell syri.net.

Kritika ndaj Arabisë Saudite janë shtuar qëkurse gaztari i shquar u vra ndërsa vizitoi konsullatën saudite në Stamboll në Turqi më 2 tetor.

Senatorët e SHBA, të cilët u takuan në një sesion të mbyllur për të diskutuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite të mërkurën, gjithashtu kritikuan ashpër mosardhjen e drejtorit të CIA-s në seancën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco