Mbulonte vrasjet, arrestohet zyrtari i lartë ushtarak

Mbulonte vrasjet, arrestohet zyrtari i lartë ushtarak

03:11, 29/11/2018
A+ Aa A-

Zyrtari më i lartë ushtarak i Sri Lankës është arrestuar, i akuzuar për mbulimin e vrasjeve në kohën e luftës civile.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Ravindra Wijeguneratne u paraqit në gjykatë pasi u lëshua urdhëri për arrestimin e tij.

Prokurorët thonë se ai e mbrojti të dyshuarin kryesor, një oficer të inteligjencës detare, i cili dyshohet se vrau 11 të rinj në fazat përfundimtare të konfliktit me rebelët separatistë në Tamil në vitet 2008-2009.

Oficeri është në paraburgim. Admirali Wijeguneratne mohon akuzat, përcjell syri.net.

Gjykata në kryeqytet, Kolombo, e ktheu në paraburgim deri më 5 dhjetor.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco