Trump dhe Erdogan bisedojnë në telefon

Trump dhe Erdogan bisedojnë në telefon

20:59, 28/11/2018
A+ Aa A-

Donald Trump dhe Recep Tayip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike raportojnë mediat turke.

Sipas burimeve presidenciale, përveç çështjeve bilaterale në rendin e ditës, gjatë bisedës telefonike u trajtuan edhe tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi.

Erdo?an e ka informuar presidentin amerikan në lidhje me telefonatën që zhvilloi brenda ditës me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe atë të Ukrainës Petro Poroshenko.

Dy liderët kanë konfirmuar vendosmërinë për të zhvilluar tutje marrëdhëniet Turqi-SHBA në çdo fushë dhe kanë ngelur dakord të takohen kokë më kokë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, gjatë samitit të G20-tës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco