VIDEO/ Fëmija ngjitet në skenë, Papa bën gjestin domethënës

VIDEO/ Fëmija ngjitet në skenë, Papa bën gjestin domethënës

20:24, 28/11/2018
A+ Aa A-

Gjatë një audience papale një fëmijë me aftësi të veçanta është ngjitur në skenë dhe ka filluar që të lozë me të gjithë, duke përfshirë edhe Papën.

Papa Françesku ka lavdëruar lirinë, edhe pse të padisiplinuar, të një fëmije shurdh memec i cili u ngjit në skenë për të lozur, ndërsa vazhdonte audienca papale.

Djali i vogël u lejua të lozte pranë Papës, rojeve dhe drejtuesve të tjerë të lartë të kishës. Papa tha pastaj se djali i vogël ishte shurdh memec por se, "ai di të komunikojë, të shprehet. Ai ka diçka që më bëri të mendoj, është i lirë. Liri e padisiplinuar, por ka liri. Më bëri të mendoj, a jam kaq i lirë para Zotit ? " Të pranishmit duartrokitën ndërsa Papa përfundoi lutjen për djalin e vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco