Marrja peng e anijeve dhe marinarve ukrainas, reagon Putin

Marrja peng e anijeve dhe marinarve ukrainas, reagon Putin

20:07, 28/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar udhëheqësin e Ukrainës, Petro Poroshenko, për përpjekjen për të rritur vlerësimet e tij përpara zgjedhjeve të vitit 2019 me një konfrontim detar kundër Krimesë.

Rojet kufitare të FSB-së ruse hapën zjarr mbi tre anije përpara se ti sekestronin dhe të kapnin ekuipazhin peng.

"Ai duhej të bënte diçka për ta bërë situatën më të tensionuar,"  tha Putin një forum investimi të mërkurën.

Poroshenko ka shpallur ligjin ushtarak për 30 ditë në përgjigje të krizës.

Vendimi, i mbështetur nga parlamenti, prek 10 rajone të kufirit ukrainas dhe udhëheqësi ukrainas bëri të qartë në një intervistë televizive se vendi ishte nën kërcënimin e "luftës në shkallë të gjerë me Rusinë". "Mos mendoni se është kënaqësi", paralajmëroi ai.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco