Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Sherr në varrimin e babait, disa persona përfundojnë në spital

Sherr në varrimin e babait, disa persona përfundojnë në spital

16:57, 28/11/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Adëjaman të Turqisë ku vëllezërit kanë bërë sherr me njëri tjetrin në varrimin e babit dhe si përfundim janë plagosur gjashtë persona dhe arrestuar 10-ë.

Para tre muajsh i ndjeri dhe djali i tij Jakupi kishin pasur një sherr dhe ky i fundit kishte vendosur që të ndryshojë mbiemrin në Kaplan.

Pasi ka marrë vesh lajmin e hidhur se i kishte ndërruar jetë babai ai kishte shkuar sëbashku me familjen në varrimin e tij, por nuk ishte lejuar nga vëllezërit, shkruan Syri.net.

Abdullah, Kadir, Erhan dhe Murati kanë filluar sherr me vëllanë që kishte ndryshuar mbiemrin dhe djemtë e tij.

Sherri është qetësuar vetëm pasi ka ardhur policia ku gjashtë persona kanë përfunduar në spital pasi në zënkë është përdorur edhe thika, si dhe 10 persona janë shoqëruar në komisariat.

Kufoma është futur në dhe vetëm pas ardhjes së policisë.

/A.P/Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco