Hapi patatinat në market para se ti paguante ato, dënohet me burg 25-vjeçarja

Hapi patatinat në market para se ti paguante ato, dënohet me burg 25-vjeçarja

16:30, 28/11/2018
A+ Aa A-

Një gjykatë në Irlandë ka dënuar një grua 25-vjeçare pasi ka shkaktuar dëme në një pako ‘chipsash’ e cila kushton 1.5 pound.

Kathleen McDonagh, 25 vjeç, hapi disa ‘Pringles’ në një dyqan në qytetin e Cork përpara se të paguante për ta.

Ajo e kishte bërë këtë veprim në mënyrë që ajo të ishte e detyruar për të paguar më pas, shkruan Syri.net.

Kathleen e kishte të ndaluar që të hynte në atë dyqan dhe në momentin që ishte njohur nga personeli ajo ka hapur ‘chipsat’ që të detyronte ata që ta linin të paguante.

McDonagh ishte kapur duke vjedhur më parë në atë dyqan.

Përfaqësimi ligjor i McDonagh kërkoi lehtësim nga gjykata, duke shpjeguar se ajo ishte martuar kohët e fundit dhe ishte shtatzënë disa muajshe dhe kishte pranuar fajin.

Gjykatësi megjithatë vendosi dënim me katër muaj burg me dy muaj pezull, duke vënë në dukje se i akuzuari kishte hapur me dashje produktin kur u kërkua të largohej nga siguria.

/Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco