SIDA bën namin në Europën Lindore, ja shifrat rekord …

SIDA bën namin në Europën Lindore, ja shifrat rekord …

16:29, 28/11/2018
A+ Aa A-

Sipas një raporti të ri, numri i personave të infektuar me virusin HIV është duke u rritur në shkallë alarmante në tërë Evropën, por sidomos në Evropën Lindore. Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontrollim të Sëmundjeve dhe zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën thanë se në Evropë janë zbuluar 160 mijë raste të reja të infektimit vetëm gjatë vitit 2017.

130 mijë raste u raportuan vetëm në rajonin e Evropës Lindore, që paraqet një shifër rekorde deri tash. Në lindje të Evropës ka 51 infektime në 100 mijë persona, që është nivel shumë më i lartë se infektimet në perëndim të saj, që janë 6 infektime në 100 mijë persona. Niveli më i ulët i infektimeve është shënuar në Evropën Qendrore, 3 në 100 mijë persona.

Niveli më i lartë i infektimeve është në Rusi, me 71 raste në 100 mijë persona, ndërsa pas saj renditen Ukraina dhe Bjellorusia. Rrjedhimisht, rajoni nuk është në rrugë të mirë për përmbushjen e objektivave që janë vënë nga institucionet publike. Numri i infektimeve duhet të zvogëlohet për 78 për qind për t’u përmbushur këto objektiva.

2.3 milionë njerëz janë diagnostikuar me virusin HIV në Evropë në tri dekadat e fundit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 37 milionë njerëz në botë jetojnë me këtë virus. Numri më i madh i tyre, 25.7 milionë, jetojnë në kontinentin e Afrikës, shkruan “CNN”,


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco