Racizëm kundër zezakëve në Evropë, ja shteti që kryeson listën

Racizëm kundër zezakëve në Evropë, ja shteti që kryeson listën

16:21, 28/11/2018
A+ Aa A-

Sipas një studimi, zezakët po ballafaqohet çdo ditë e më tepër me një racizëm të përhapur në tërë Evropën. Agjencia për të drejta themelore e Bashkimit Evropian ka thënë se zezakët përballen me dhunë racore, profilizim diskriminues nga policia dhe diskriminim në gjetje të punës dhe vendbanimit.

Bazuar në të dhënat e këtij hulumtimi, Finlanda ka shkallën më të lartë të diskriminimit racor, ndërsa Britania e Madhe ka një ndër nivelet më të ulëta në mesin e vendeve evropiane. Agjencia iu kërkoi vendeve që të ndërmarrin masa për ta luftuar racizmin. “Racizmi i bazuar në ngjyrën e lëkurës është një realitet i turpshëm. Ky problem mbetet një plagë e dukshme e Bashkimit Evropian”, tha drejtori i kësaj agjencie.

Pjesë e këtij hulumtimi ishin 6 mijë të anketuar në 12 vende të ndryshme të Bashkimit Evropian në vitin 2015 dhe 2016. Rreth 30 për qind e të anketuarve thanë se kanë përjetuar forma të ndryshme të sulmeve raciste në pesë vitet e fundit. Në Finlandë, kjo përqindje ishte 63 për qind, ndërsa në Britani të Madhe dhe në Maltë 20 për qind. Shumica e të anketuarve thanë se nuk i kanë raportuar incidentet sepse kanë menduar se nuk do të ndryshojë asgjë dhe nuk i kanë besuar policisë.

Gjatë kërkimit të një vendi të punës, 25 për qind e të anketuarve thanë se janë diskriminuar për shkak të racës. Ky lloj diskriminim ishte në nivel më të lartë në Austri, Itali dhe Luksemburg. Rreth 10 për qind thanë se janë përballur me probleme të tilla edhe në sistemin e arsimit, shkruan “BBC”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco