Provokimi/ E përdori flamurin kombëtar si shami hundësh, ndiqet penalisht humoristi i njohur

Provokimi/ E përdori flamurin kombëtar si shami hundësh, ndiqet penalisht humoristi i njohur

11:32, 28/11/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ngërthyer opinionin publik në Spanjë por edhe sistemin e drejtësisë, pas një provokimi të rëndë që bëri me flamurin kombëtar komediani i njohur Dani Mateo.

Humoristi i shquar, njëkohësisht edhe prezantues televiziv, u paraqit në gjykatë të hënën, pas një shakaje në shoë-n e tij satirik, ku u shfaq duke fshirë hundët me flamurin spanjoll.

Gjykata pritet të vendosë nëse ai ka konsumuar veprat penale të “urrejtjes" dhe sulmit publik ndaj simboleve kombëtare të Spanjës. Sipas Kodit Penal spanjoll, komediani spanjoll rrezikon, nga gjobë deri  me në katër vjet burgim.

Ndërkohë që hynte në gjykatë Dani Mateo foli për kufijtë e satirës dhe shprehu shqetësimin "për dërgimin në gjykatë të një komediani sepse bëri punën e tij.

 “Jam i shqetësuar për imazhin që ky vendim përcjell për flamurin dhe vendim tim”, deklaroi ai për mediat.

Gjatë emisionit, Mateo u shfaq duke fshirë hundën me flamurin spanjoll, gjest që e shoqëroi më pas me  një ndjesë publike duke thënë; "Unë nuk dua të ofendoj spanjollët, mbretin apo kinezët që shesin të tilla lecka"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco