Tanzania hakmerret ndaj vendeve perëndimore, marrëveshje me Kinën

Tanzania hakmerret ndaj vendeve perëndimore, marrëveshje me Kinën

06:42, 28/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, ka thënë se ai preferon kinezët për ndihmën  dhe jo vendet perëndimore, për shkak se ka më pak kushte.

Z. Maugufuli ka qenë nën presion të madh nga vendet perëndimore mbi politikat e tij kontraverse.

Më 15 nëntor, Danimarka tha se kishte pezulluar 9.8 milion dollarë ndihmë për shkak të komenteve të papranueshme homofobike nga një politikan tanzanian.

Kina është bërë një investitor i madh në Afrikë, duke sfiduar ndikimin perëndimor në kontinent, përcjell syri.net.

Ajo ka premtuar të shpenzojë 60 miliardë dollarë në investime, ndihma dhe kredi në Afrikë gjatë tre viteve të ardhshme, kryesisht në zhvillimin e infrastrukturës.

"Gjëja që ju bën të lumtur për ndihmën e tyre është se nuk është e lidhur me asnjë kusht. Kur ata vendosin t'ju japin, ata ju japin vetëm," tha zoti Magufuli.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco