Australi, stuhia godet Sidnein, qindra të evakuar

Australi, stuhia godet Sidnein, qindra të evakuar

06:33, 28/11/2018
A+ Aa A-

Më shumë se 500 australianë kanë bërë thirrje për ndihmë emergjente pasi stuhitë goditën Sydney-in dhe rajonet e afërta të tij, duke shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë dhe vonesa në fluturim.

Sydney kishte kapur vlerat e reshjeve mesatare mujore brenda vetëm dy orëve të mërkurën, sipas meteorologëve.

Autoritetet thanë se të paktën 11 njerëz ishin shpëtuar nga automjetet e bllokuara në përmbytje. Një burrë vdiq në një aksident me makinë, njofton BBC.

Imazhet e postuara në internet treguan rrugët e përmbytura, shtëpitë dhe stacionet e trenave./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco