Protesta masive kundër çmimit të naftës, Macron tërhiqet, të dëgjohet zemërimi i qytetarëve

Protesta masive kundër çmimit të naftës, Macron tërhiqet, të dëgjohet zemërimi i qytetarëve

08:37, 27/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron, duke diskutuar për protestat e dhunshme kundër rritjes së taksave të naftës, paralajmëroi qeverinë e tij të hënën se demonstratat mund të dëmtojnë imazhin e Francës dhe shtoi se qeveria duhet të dëgjonte zemërimin e votuesve.

10 ditët e trazirave, të cilat të shtunën shndërruan disa bulevarde parizianë në fusha beteje kishin në qendër të sulmeve Macronin, i cili po përpiqet të përballet me rënien e popullaritetit, por sërish akuzohet se nuk ka kontakt me votuesit e tij.

Megjithatë, pavarësisht deklaratave të sotme, ai nuk ka treguar ndonjë shenjë se mund të anulohet vendimi për rritjen e taksës së naftës, të cilën ai thotë se është e nevojshme për të nxitur një kalim në përdorimin e energjisë së gjelbër, ndonëse tani Macron ka treguar një gatishmëri për të zbutur goditjen për shoferët me të ardhura modeste.

Policia hodhi të shtunën gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome ndaj mijëra protestuesve, të cilët shkatërruan restorantet dhe dyqanet në bulevardin Champs-Elysees të Parisit, një magnet turistik për miliona të huaj.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë ndikimin e këtyre imazheve të Champs-Elysees (…) me skena beteje që u transmetuan nga mediat në Francë dhe jashtë vendit,” tha zëdhënësi i qeverisë Benjamin Griveaux.

Pas takimit me shoqatat e biznesit, Ministri i Financave Bruno Le Maire tha se protesta do të kishte një “ndikim të rëndë” mbi ekonominë, megjithëse ishte shumë shpejt të thuhej se cili do të ishte efekti në rritjen e tremujorit të katërt.

Tani në javën e tyre të dytë, protestat e “jelekëve të verdhë” kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin, duke penguar qasjen në depot e karburanteve, qendrat tregtare dhe fabrikat jashtë qytetit.

“Pas këtij zemërimi ka diçka më të thellë, ndaj ne duhet t’i përgjigjemi, sepse ky zemërim, këto shqetësime kanë ekzistuar për një kohë të gjatë”, tha Griveaux.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco