Spiunonte për Korenë e Veriut, arrestohet zyrtari i lartë francez

Spiunonte për Korenë e Veriut, arrestohet zyrtari i lartë francez

06:59, 27/11/2018
A+ Aa A-

Një zyrtar i lartë në Senatin francez është arrestuar sepse dyshohet se ka spiunuar për Korenë e Veriut, thuhet në njoftimet e medias franceze.

Benoit Quennedey u arrestua të dielën në mbrëmje mbi akuzën e mbledhjes dhe dërgimin e informacionit në një fuqi të huaj, raportoi agjensia e lajmeve AFP.

Ai po merret në pyetje nga agjencia e brendshme e sigurisë, DGSI, përcjell syri.net.

Shtëpia e tij në Paris dhe shtëpia e prindërve të tij pranë Dijon janë kontrolluar. Z. Quennedey është një nëpunës i lartë civil dhe president i Shoqatës së Miqësisë Franko-Koreane, shkruan gazeta Le Parisien.

Presidenca e Senatit ka refuzuar të komentojë mbi raportet. Arrestimi u raportua për herë të parë nga programi Quotidien i kanalit televiziv TMC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco