Trump: Brexit do dëmtojë tregtinë mes Britanisë dhe SHBA-së

Trump: Brexit do dëmtojë tregtinë mes Britanisë dhe SHBA-së

06:44, 27/11/2018
A+ Aa A-

Donald Trump ka thënë se marrëveshja Brexit që bëri Theresa May mund të shkaktojë prishje të marrëveshjeve tregtare të SHBA-së meMbretërisë së Bashkuar.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve se marrëveshja e tërheqjes duket si një marrëveshje e madhe për BE-në dhe se Britania e Madhe mund të mos jetë në gjendje të tregtojë me SHBA, përcjell syri.net.

Ndërkohë, kryeministrja May thotë se me anë të Brexit, Mbretëria e Bashkuar ofrohet për marrëveshje tregtareme çdo vend të botës. Këto deklarata May i bëri gjatë vizitave në Uells dhe në veri.

Duke folur me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump tha: "Tani për tani, nëse shikoni marrëveshjen, Britania e Madhe mund të mos jetë në gjendje të tregtojë me ne, dhe kjo nuk do të ishte një gjë e mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco