Trump nuk beson raportin mbi ngrohjen globale

Trump nuk beson raportin mbi ngrohjen globale

00:33, 27/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Donald Trump ka hedhur dyshime mbi një raport nga qeveria e tij duke paralajmëruar për efektet shkatërruese nga ndryshimet klimatike.

I pyetur jashtë Shtëpisë së Bardhë për gjetjete raportit ku thuhej që ngrohja globale e pakontrolluar do të bënte kërdinë në ekonominë amerikane, Trump tha: "Nuk e besoj."

Raporti tregon se ndryshimi i klimës do të kushtojë qindra miliardë dollarë amerikanë në vit dhe do të dëmtojë rëndë shëndetin.

Administrata Trump ka ndjekur një axhendë të karburanteve pro-fosile, përcjell syri.net.

Shkencëtarët kryesorë në botë pajtohen se ndryshimet klimatike janë të nxitura nga njerëzit dhe paralajmërojnë se luhatjet natyrore të temperaturës po përkeqësohen nga aktiviteti njerëzor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco