'Spiuni anglez' që u fal nga Emiratet e Bashkuara po hulumtonte sigurinë e këtij vendi

'Spiuni anglez' që u fal nga Emiratet e Bashkuara po hulumtonte sigurinë e këtij vendi

11:04, 26/11/2018
A+ Aa A-

Akademiku anglez Matthew Hedges që ishte burgosur për spiunazh në Emiratet e Bashkuara Arabe është falur me efekt të menjëhershëm.

Hedges, 31 vjeç, mohoi spiunazhin dhe tha se kishte qënë duke bërë hulumtime për doktoraturën e tij, por prokurorët thanë se ai pranoi.

Prokurorët thanë se z. Hedges kishte pranuar akuzat në gjykatën e Abu Dhabit, e cila e shpalli atë fajtor për spiunazh për ose në emër të qeverisë britanike dhe ishte burgosur javën e kaluar.

Hedges nga ana e tij kishte thënë se ishte i pafajshëm dhe kishte hulumtuar strategjinë e sigurisë së vendit si pjesë e tezës së tij të doktoraturës në universitetin Durham.

Gruaja e tij, Daniela Tejada, e cila apeloi për mëshirë, tha se ishte e gëzuar dhe mezi po priste ta kishte në shtëpi.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se falja ishte pjesë e një sërë vendimesh të marra në përvjetor të Ditës Kombëtare të vendit./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco