VIDEO/ Tension në det, momenti kur flota ruse sulmon anijet ukrainase

VIDEO/ Tension në det, momenti kur flota ruse sulmon anijet ukrainase

10:34, 26/11/2018
A+ Aa A-

Eshtë tensionuar sërish situata në mes Kuevit dhe Mokës.

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një anije e rojës kufitare ruse godet një rimorkiator ukrainas. Në video dëgjohet urdhri i dhënë për të ‘shtrydhur’ anijen ukrainase.

Ekuipazhit të anijes ruse i thuhet që të ‘mbahen fort’ gjatë momentit të përplasjes. E njëjta anije më vonë hapi zjarr dhe sekuestroi tre anije ukrainase, duke plagosur gjashtë marinarë.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë ndezur fuqishëm, duke shtuar frikën e një përshkallëzimi ushtarak mes dy vendeve. Kriza nisi të dielën kur Rusia ndaloi anijet ukrainase që të futen në detin Azov, një territor të përbashkët, por që pretendohet nga Moska pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Ukraina ka kërkuar ndihmën e NATO-s, ndërsa Rusia thotë se anijet ukrainase kishin tentuar që të futen ilegalisht. Përpara ambasadës ruse në Kiev kanë shpërthyer protesta pas këtij incidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco