Protesta tek ambasada ruse në Ukrainë, OKB takim urgjent

Protesta tek ambasada ruse në Ukrainë, OKB takim urgjent

06:36, 26/11/2018
A+ Aa A-

Parlamenti i Ukrainës do të vendosë nëse do të sjellë ligjin ushtarak si reagim mbi kapjen e tre prej anijeve të saj detare nga Rusia.

Qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës ruse në kryeqytetin e Ukrainës Kiev pasi lajmet për konfiskimin e Gadishullit të Krimesë dolën të dielën.

Incidenti shënon një përshkallëzim të madh të tensioneve mes dy vendeve, ku protesta e para ambasadës ka qenë e ashpër.

Si rezultat i kësaj, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent, përcell  syri.net.

Secili shtet fajëson tjetrin për incidentin në të cilin u kapën dy anijearmëmbajtëse me raketa dhe një numër i anëtarëve të ekuipazhit ukrainas u plagosën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco