Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Autobusi bie në lumë vdesin 30 persona

Autobusi bie në lumë vdesin 30 persona

09:14, 25/11/2018
A+ Aa A-

NJë ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qytet indian. Një autobus që transportonte kryesisisht nxënës ka rënë në lumë, duke shkaktuar 30 persona të vdekur.

Aksidenti ka ndodhur në Indi në afërsi të qytetit Mandya, 105 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të shtetit, Bangalore.

Raportohet se shumica e viktimave ishin fëmijë. Vetëm një fëmijë i cili është hedhur nga autobusi që ishte duke u rrokullisur në kanal, ka shpëtuar i gjallë ndërsa ka pësuar disa plagë.

Ndërkohë që nuk  dihen ende rrethanat e aksidentit të autobusit.

Rreth 150,000 njerëz vdesin çdo vit në rrugët e Indisë, shpesh për shkak të drejtimit të pakujdesshëm, rrugëve të këqija apo dhe automjete të mbipopulluara me pasagjerë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco