Poloni, rikthehen në detyrë gjyqtarët e nxjerrë në pension me detyrim

Poloni, rikthehen në detyrë gjyqtarët e nxjerrë në pension me detyrim

08:37, 25/11/2018
A+ Aa A-

Papritur Sejmi polak miratoi një ligj, që rregullon kthimin në punë të gjykatësve të Gjykatës së Lartë, të nxjerrë në pension me detyrim. Në qendër të vendimit janë arsye politike të brendshme.

Nga Deutsche Welle

Të hënën, ende dukej sikur qeveria në Varshavë nuk do të dorëzohej në diskutimin mbi reformën gjyqësore kundër Komisionit Evropian. Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk ka autoritet, për të vendosur mbi sistemin ligjor në shtetet individuale anëtare të BE-së, u tha ndër të tjera në një deklaratë të qeverisë polake pranë Komisionit Evropian.    

Një muaj më parë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që 27 gjykatësit e Gjykatës Supreme, të kryesuar nga presidentja e Gjykatës, Ma?gorzata Gersdorf, të cilët i kishin nxjerrë në pension në fillim të korrikut, të kthehen në postet e tyre të punës.

Që nga e mërkura e kaluar të paktën, konflikti mbi pensionimin e hershëm të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme është zgjidhur. Çuditërisht Sejmi publikoi në orën 8.50 një amendament, i cili rregullon me ligj kthimin e gjyqtarëve të dalë në pension në Gjykatën Supreme. Në orën 12 në Sejm filloi debati, në fund të të cilit, pasdite, u miratua ligji. "Ne nuk kishim fare kohë për të njohur veten me amendamentin", kritikuan politikanët e opozitës, të cilëve edhe njëherë me dhimbje iu desh të mësonin, se si PiS i zë ata në befasi me propozime të papritura legjislative. Dhe falë shumicës së PiS, propozimi u miratua me ngut.

Tema e fushatës Polexit

Ligji i miratuar, për të cilin tani Senati do të votojë dhe pastaj do të ratifikohet nga presidenti Andrzej Duda, është i dhimbshëm edhe për një arsye tjetër për partitë kryesore të opozitës, Platforma Qytetare (PO) dhe Modernizmi (Noëoczesna). Sepse me votimin e djeshëm, ata ndoshta kanë humbur temën e tyre më të rëndësishme për zgjedhjet evropiane dhe parlamentare të vitit të ardhshëm: Polexitin. Një temë, që tashmë dominonte këtë vjeshtë në zgjedhjet lokale dhe që i solli PiS një shuplakë veçanërisht në qytetet liberale. Fakti që me Polexit-in si temë e fushatës zgjedhore, opozita donte të merrte pikë në vitin e rëndësishëm zgjedhor të vitit 2019-tës, u evidentua edhe nga Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Vetëm një ditë para kremtimit të 100 vjetorit të rivendosjes së pavarësisë polake, që u zhvillua më 11 nëntor, ish-kryeministri polak mbajti një fjalim mbreslënës në Lodz. Në të ai kritikoi jo vetëm Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, por edhe nacionalizmin në rritje në Evropë. I urryeri dhe i tremburi nga konservatorët kombëtarë, Tusk, i cili sipas ekspertëve, paralajmëroi kthimin e tij në politikën polake me këtë fjalim, gjithashtu paralajmëroi për rrezikun e një daljeje të Polonisë nga BE.

PiS-it duhet të luftojë me një skandal korrupsioni

Ligji i miratuar është i rëndësishëm për PiS, por për arsye të politikës së brendshme. Për më shumë se një javë, konservatorët po luftojnë me një skandal korrupsioni, që përfshin Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (KNF). Ky skandal, në sajë të hulumtimeve të mëtejshme nga shtypi, është zhvilluar në një diskutim rreth nepotizmit brenda PiS.

Dhe çmimi që duhet të paguajnë ata për të nuk është shumë i lartë. Gazeta Wyborcza majtiste-liberale e interpreton vendimin për kthimin e gjyqtarëve të hershëm-jonizues si dëshmi se "fuqia e PiS-it po pakësohet". Por ky është vetëm rezultati i një analize sipërfaqësore. Megjithëse ligji zyrtarisht i kthen sërish gjyqtarët, të cilët u dërguan në shtëpi në verë, qeveria nuk tërheq pika të mëtejshme në reformat e saj juridike. Si Këshilli Kombëtar Gjyqësor i sapo formuar, i cili vendos për emërimet gjyqësore, ashtu edhe bordi i ri disiplinor në Gjykatën Supreme, lejon që PiS të kontrollojë gjyqësorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco