Turqia, akuza ndaj 28 vetëve për vrasjen e ambasadorit rus

Turqia, akuza ndaj 28 vetëve për vrasjen e ambasadorit rus

14:50, 24/11/2018
A+ Aa A-

Turqia ngriti akuza ndaj 28 personave në lidhje me vrasjen në dhjetor të 2016-s tëambasadorit rus në Ankara, duke përcaktuar klerikun islamik Fethullah Gulen si tëdyshuarin kryesor për këtë ngjarje, njoftoi agjencia shtetërore turke Anadolu.

Andrei Karlovi u qëllua për vdekje nga një polic, i cili në momentin e sulmit nuk ishtenë detyrë, ndërsa po mbante një fjalim në hapje të një ekspozite në Ankara.

Ndërsa hapi zjarr personi i armatosur bërtiti "Allahu Akbar" (Zoti është i madh) si dhe,"mos harroni Alepon!" duke iu referuar me sa duket përfshirjes së Rusisë në Siri. Ai uqëllua për vdekje nga policia në vendngjarje.

Presidenti Tayyip Erdogan ka thënë se lëvizja e Gylenit qëndron pas vrasjes, një akuzë që kleriku e ka mohuar. Zoti Erdogan fajëson gjithashtu rrjetin e klerikut si organizatorë të një puçi ushtarak në korrik të 2016-s. Zoti Gulen, i cili jeton në mërgim të vetëshpallur në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999, e kanë dënuar grushtin e shtetit dhe kanë mohuar çdo përfshirje. Autoritetet akuzuan FethullahGulen-in dhe 27 personat e tjerë për përpjekje me qëllim "përmbysjen e renditkushtetues, duke qenë anëtarë të një organizate terroriste, si dhe për vrasje me paramendim”, njoftoi agjencia Anadolu.

Prokurorët thanë se nëpërmjet vrasjes, organizata e Gylenit po përpiqej të prishtemarrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Por ndërsa ndodhi vrasja e ambasadorit rus,lidhjet mes të dy vende ishin të tensionuara për shkak se Turqia kishte rrëzuar njëaeroplan lufte rus mbi Siri një vit më parë. Pas vrasjes, lidhjet mes Ankarasë dheMoskës janë përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco