VIDEO/ 23 mijë 'xhaketa të verdha' demostrojnë në Francë, tension në Paris

VIDEO/ 23 mijë 'xhaketa të verdha' demostrojnë në Francë, tension në Paris

13:31, 24/11/2018
A+ Aa A-

Demostrata e “xhaketave të verdha’ në Paris ka shkaktuar shqetësime në rrugë, metro, autobuzë, shkruajnë mediat franceze, që po e transmetojnë direkt gjithë ç'po ndodh në kryeqytetin e këtij vendi.

Në Paris, nëntë stacione metroje janë mbyllur, 27 linja autobuzësh janë bllokuar. Të gjitha të dhënat janë publikuar në internet për udhëtarët. Disa akse të autostradës janë prekur nga protesta.

Gazetarët francezë kanë ndjekur sesi janë mobilizuar “xhaketat e verdha” ardhur nga Strasburgu. Manu, organizatori i grupit lokal, tregon si është strukturuar lëvizja.

“Ne kemi mbajtur disa takime mes grupeve të ndryshme në rajon, secili duke bërë propozimet e tij për veprim, por gjithmonë vendimet merren nga shumica. Për të qënë më efikase, Lëvizja jonë zgjodhi një sistem piramidal: secili nga koordinatorët kujdeset për një grup prej 6 personash, secili prej tyre për 6 të tjerë e kështu me radhë.

“Kjo lejon filtrimin e anëtarëve të grupit dhe parandalimin e rrjedhjes së informacionit, siç ndodhi në ditët e para. Gjithashtu përdorim mesazhe të siguruara”, thotë Manu.

Në mëngjes herët, “xhaketat e verdha” nga Strasburgu nuk e dinin se cili do të ishte vazhdimi i programit.

Ndryshe nga e shtuna e kaluar, Manu ka një mesazh për të përcjellë: “Ka shumë media që na demonizojnë dhe minimizojnë veprimin tonë, kjo nuk është gjë e mirë. Por ne nuk jemi vetëm “xhaketa të verdha”, ne jemi qytetarë të pakënaqur, që jemi ngopur me përbuzjen e njerëzve që na qeverisin,' the ai.’/SYRI.NET

 


 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco