Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-FOTO/ Francezët përleshen me policinë në mes të Parisit

VIDEO-FOTO/ Francezët përleshen me policinë në mes të Parisit

12:19, 24/11/2018
A+ Aa A-

Policia në Paris ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit që kanë dy javë që protesojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit, njofton BBC. Përplasja ndodhi në Champs Elysee, pavarësisht se kordone sigurie policore janë vendosur rreth zonave të rëndësishme të qytetit.

Disa mijëra protestues u mblodhën të shtunën në Champs Elysee, kundër një kordoni policie që ishte vendosur për t’i ndalur ata që të mos hynin tek godina kryesore që është rezidenca zyrtare e Kryeministrit.

Autoritetet thanë se deri tani nuk ka shenja se demostruesit kanë arritur të hyjnë në zona të paautorizuara.

Në videon e treguar në mediat sociale duken fishekzjarret duke u hedhur ndërsa protetsuesit bërtisnin me slogane dhe kërkonin dorëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron.

Rreth tremijë policë janë vendosur në qytet. Në kryeqytet priten rreth 30 mijë protestues.

Rreth 280 mijë vetë morën pjesë në protestën nga e gjithë Franca të shtunën e kaluar.

Të njohur si “xhaketat e verdha” prej veshjes së tyre fosforishente, protetsuesit kundërshtojnë rritjen e taksave mbi naftën.

Çmimi i naftës, karburantit më të përdorur në makinat franceze, është rritur me 23% në 12 muajt e fundit me një mesatare pre 1.51 euro për litër, pika më e lartë që ka arritur që nga viti 2000./SYRI.NET

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/11/2018 12:45

Këta po, këta e meritojnë lirinë, sepse këta janë popull, sepse këta i presin kokën mbretit në mes të sheshit, edhe për pak qindarka rritje çmim karburanti, edhe se e paguajnë më pak se shqiptarët, edhe se kanë rroga 10 fish më të larta, edhe se autostradat i kanë pa pagesë, edhe se kanë shëndetsinë e parë në botë e gratis, edhe se ushqimet i kanë me 2% TVSH ndërsa ne i kemi me 20%. Çdo familje shqiptare prej 4 vetësh mban çdo vakt në tryezë edhe EDramën, dhe nuk revoltohet. Skllevër bij skllevësh, s'e meritoni, se liri s'doni.

Shto koment

Denonco