Shefi i ushtrisë britanike: Rusia, kërcënim më i madh sesa ISIS

Shefi i ushtrisë britanike: Rusia, kërcënim më i madh sesa ISIS

08:41, 24/11/2018
A+ Aa A-

Rusia është tani një kërcënim më i madh për sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe sesa shteti Islamik, tha kreu i ushtrisë britanike.

Në një intervistë për Daily Telegraph, Gjenerali Mark Carleton-Smith tha se Britania nuk mund të jetë e vetëkënaqurme kërcënimin që paraqet Rusia.

“Rusët  kërkojnë të shfrytëzojnë dobësitë dhe ligështitë kudo që i pikasin’, tha ai.

Britania e Madhe fajësoi rusinë për helmimin në Salisbury dhe disa sulme kibernetike.

Në mars, ish-spiuni rus Sergei Skripal që i shiti sekrete MI6, dhe vajza e tij Yulia, shpëtuan gjallë nga helmimi me agjentin kimik noviçok./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco