May: BE nuk do të ofrojë marrëveshje më të mirë nëse Brexit refuzohet

May: BE nuk do të ofrojë marrëveshje më të mirë nëse Brexit refuzohet

01:07, 24/11/2018

Theresa May ka thënë se Britania e Madhe nuk duhet të shpresojë për një "marrëveshje më të mirë" nga BE nëse deputetët e kundërshtojnë marrëveshjen e saj Brexit.

Ajo në intervistë për BBC-në  tha se do të kishte vetëm më shumë ndarje dhe pasiguri nëse Parlamenti votoi kundër marrëveshjes muajin e ardhshëm.

May nuk pranoi të thoshte nëse Britania e Madhe do të ishte më mirë jashtë BE, duke thënë vetëm se do të jetë ndryshe.

Një samit i liderëve të BE për të nënshkruar marrëveshjen do të mbahet të dielën, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura rreth Gjibraltarit.

Spanja po kërkon garanci me shkrim nga Britania e Madhe se do të konsultohet direkt mbi negociatat e saj të ardhshme tregtare me BE që kanë të bëjnë me Gjibraltarin.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka thënë se ai nuk do të vendosë nëse do të marrë pjesë në samitin e së dielës derisa këto të sigurohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco