Brezit/ Ja kush është pengesa e fundit

Brezit/ Ja kush është pengesa e fundit

23:46, 23/11/2018

Pengesa e fundit drejt marrëveshjes së plotë mbi Brexit, dy ditë përpara samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel, janë garancitë e kërkuara në minutën e fundit nga Madridi për të ardhmen e Gjibraltarit.

Negociatorët e 27-të dhe të Britanisë së Madhe arritën një marrëveshje mbi “traktatin e tërheqjes” të Britanisë së Madhe nga BE-ja, e planifikuar për 29 mars 2019, dhe mbi “deklaratën politike” e cila skicon marrëdhëniet e tyre postBrexit.

”Një situatë e paqartë rreth territorit të Gjibraltarit mbetet pikëpyetja e vetme ende e pazgjidhur para samitit të së dielës, që duhet të përmbyllë negociatat’’, deklaroi një diplomat në përfundim të një takimi të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të shteteve të BE-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco