Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Bashkimi Europian dhe Turqia në një takim të tensionuar

Bashkimi Europian dhe Turqia në një takim të tensionuar

22:26, 22/11/2018
A+ Aa A-

Në Ankara është mbajtur një takim midis Turqisë dhe Bashkimit Europian ku tensioni ka mbizotëruar.

Takimi "Dialogu Politik i Nivelit të Lartë" zhvillohet për herë të parë në 18 muaj.

Komisionerja për Politikën e Jashtme e BE-së Federica Mogherini, shoqëruar nga komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn, u ul për bisedime të enjten me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Por në takim dolën në pah tensionet që vlojnë mes Ankarasë e Brukselit.

"Një Turqi e fortë do të thotë një Turqi demokratike," tha zonja Mogherini në konferencën e përbashkët të shtyp me zotin Hahn dhe zotin Cavusoglu.

"Ne shprehëm shqetësimet tona të forta lidhur me ndalimin e disa akademikëve të shquar dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, duke përfshirë edhe ata që janë ndaluar kohët e fundit," shtoi zonja Mogherini.

Të premten e kaluar, 13 akademikë të shquar dhe figura të shoqërisë civile u ndaluan në lidhje me protestat e vitit 2016 kundër qeverisë, të njohura si lëvizja Gezi.

Zonja Mogherini shkaktoi zemërimin e mëtejshëm të Turqisë, duke bërë thirrje për zbatimin e vendimin të një gjykate europiane për lirimin nga burgu të Selahattin Demirtas. Zoti Demirtas është një ish-udhëheqës i partisë pro-kurde dhe mbahet i burgosur prej më shumë se 18 muajsh, i akuzuar për terrorizëm.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e hodhi poshtë vendimin e gjykatës evropiane duke thënë se Turqia "nuk është e detyruar ta zbatojë" edhe pse është anëtare e gjykatës.

Zoti Cavusoglu i kundërshtoi komisionerët e BE-së të cilët folën për mungesë përparimi nga ana e Turqisë për anëtarësim në union.

"Nuk ka nevojë për bërje të deklaratave që përjashtojnë Turqinë nga procesi i pranimit në BE ose mohimin e kandidaturës së saj," tha ai.

Anëtarësimi i Ankarasë në BE është ngrirë prej më shumë se një dekade nga vendet anëtare që e kundërshtojnë duke thënë se nuk Turqia është evropiane, apo për shkak të shqetësimit për përkeqësimin e situatës të respektimit të të drejtave të njeriut apo arsye të tjera.

Analisti Atilla Yesilada i firmës “Global Source Partners”, thotë se gjuha e fortë e së enjtes e komisionerëve të BE-së, dëshmon qasjen e Brukselit ndaj Turqisë.

"Mendoj se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, ku ka një debat me zë të lartë dhe jo bindës se çfarë do të bëhet me Turqinë, evropianët kanë vendosur që ruajnë distancën me Erdoganin, të sillen mirë me të, por të mos i japin asgjë. Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë ", tha ia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco