Trupat në kufi, Trump lehtëson rregulloret e angazhimit

Trupat në kufi, Trump lehtëson rregulloret e angazhimit

20:45, 22/11/2018
A+ Aa A-

Trump ka dhënë dritën jeshile për trupat në kufi që në rast se do të ketë nevojë të përdorin edhe armër.

Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis konfirmoi dje për gazetarët se kishte marrë urdhër, të nënshkruar nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly, por jo nga Presidenti Trump, ku lehtësoheshin rregullat për angazhim për trupat ushtarake.

Sekretari Mattis theksoi se ushtarët do të kishin mburoja dhe shkopinj gome dhe shtoi se trupat në kufi nuk janë të armatosur.

Shefi i Pentagonit tha se ai ka fjalën e fundit lidhur me përdorimin e forcës nga trupat e ushtrisë në kufi.

Deri tani Presidenti Trump ka dërguar 5800 ushtarë në kufi, si dhe 2100 trupa të Gardës Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco