'Unë jam Perëndi', përfundon në burg pastori që përdhunonte ndjekëset e kishës së tij

'Unë jam Perëndi', përfundon në burg pastori që përdhunonte ndjekëset e kishës së tij

10:16, 22/11/2018
A+ Aa A-

Ka qenë një nga ngjarjet më të bujshme në  Korenë e Jugut, procesi gjyqësor ndaj pastorit 75 vjeçar Lee Jae-rock. Drejtuesi I Kishës Qendrore në Maimini të Seulit, u dënua me 15 vjet burg, për përdhunimin e tetë pasuesve femra të kishës së tij mega, raporton BBC.

Lee Jae-rock, ishte mjaft popullor dhe kishte mbi 130,000 ndjekës që frekuentonin kishën e tij. Viktimat e tij dëshmuan se ai ju fliste për “fuqinë e tij hyjnore” dhe se ndiheshin të detyruara të bënin atë që ai u kërkonte, sepse “ai ishte Perëndi”.

Shumica e të krishterëve të Koresë së Jugut i përkasin kishave kryesore, që mund të grumbullojnë pasuri dhe ndikim të madh, por ka një sasi të vogël grupesh të vogla që përfshihen në sjellje më të lidhur me kultet, duke përfshirë shtrëngimin, pastrimin e trurit dhe mashtrimin.

Kisha e Lee konsiderohet, si një kult i copëtuar nga disa organizata të zakonshme të krishtera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco