Një ngjarja e rëndë është regjistruar në një provincë në Kinë kur një makinë ka përplasur pa mëshirë një grup nxenësish që po kalonin nga njëra anë e rrugës në anën tjeter.
Një makinë ka goditur një grup të madh nxënësish përpara një shkolle fillore kineze në Huludao, provincën Liaoning.
Të paktën 5 persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e incidentit të rëndë.
Fëmijët u përplasin nga mjeti tip 'Audi' ndërsa po dilnin nga shkolla. Shoferi është ndaluar dhe po merret në pyetje. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
Në fotot e publikuara nga mediat kineze shihen fëmijët në rrugë të përplasur nga makina.
© SYRI.net