Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Emigrantët drejt SHBA, Mattis: Ushtria në kufi me Meksikën, e paarmatosur

Emigrantët drejt SHBA, Mattis: Ushtria në kufi me Meksikën, e paarmatosur

09:07, 22/11/2018
A+ Aa A-

Një karvan prej gati 3,000 migrantësh nga Amerika Qendrore ka arritur në qytetin kufitar të Meksikës, Tijuana dhe thonë se kanë destinacionin SHBA.

Ata thonë se kanë ikur nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre: Honduras, Guatemalë dhe El Salvador.

Por, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar si “pushtim” karvanin e migrantëve që shpreson të hyjë në SHBA.

Trump ka dërguar rreth 5,800 trupa në kufi.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se policia ushtarake në kufi me Meksikën do të jetë e paarmatosur dhe nuk do të ketë autoritet për të kryer arrestime.

“Ata nuk kanë armë në duart e tyre”, tha Mattis.

Ai tha se ushtria në kufirin meksikan do të ndihmojë mbrojtjen e zyrtarëve të kufirit nga kërcënimet e mundshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco