Brexit pritet të mbyllet në fundjavë

Brexit pritet të mbyllet në fundjavë

02:45, 22/11/2018
A+ Aa A-

Theresa May do të kthehet në Bruksel për bisedimet e Brexit këtë fundjavë, pasi Britania e Madhe dhe BE përpiqen të bëjnë një marrëveshje në kohë për samitin e dielë të udhëheqësve europianë.

Pas një takimi dy-orësh me zyrtarët e BE, kryeministrja tha se po bëhen përparime në formën e ardhshme të marrëdhënieve BE-UK.

Spanja ka thënë se nuk do të pajtohet me marrëveshjen e Brexit nëse nuk bëhen ndryshime në formulimin mbi Gjibraltar.

Por burime thanë se pritej një zgjidhje përpara mbledhjes së së dielës, përcjell syri.net.

Zonja May bisedoi me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez të mërkurën mbrëma ku thuhet se mund të kenë gjetur gjuhën e përbashkët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco