Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Tjetër paralajmërim i WhatsApp: Kush dërgon video me pullë të kuqe do të turpërohet keq

Tjetër paralajmërim i WhatsApp: Kush dërgon video me pullë të kuqe do të turpërohet keq

21:37, 21/11/2018
A+ Aa A-

Nëse deri sot ju keni dërguar video erotike përmes rrjetit social WhatsApp, duhet të filloni të bëni shumë kujdes.

WhatsApp paralajmëron të gjithë përdoruesit e saj se do të turpërojë, të gjithë ata që do të dërgojnë video me pullë të kuqe.

Aplikacioni i mesazheve thuhet se po punon për një përditësim që mund të turpërojë keq fansat e videove apo fotove me pullë të kuqe, pasi mund t’i zërë të papërgatitur.

Aktualisht, njoftimet përmbajnë një sasi shumë të vogël informacioni që nuk është vërtet e mjaftueshme për t’ju shkatërruar jetën.

Por, gjithsesi, së shpejti do të keni mundësi të shihni një pjesë të shkurtër të videos brenda një njoftimi para se ta hapni mesazhin. Kjo është një gjë shumë e mirë kur po prisni një urim për ditëlindje nga gjyshërit tuaj, por mund të mos jetë dhe aq në momentin që ju vjen një video me përmbajtje grafike. E prisnit apo jo.

Tipari i ri u zbulua nga WABetaInfo, i cili tha se shikimi i videove do të jenë në dispozicion në ato që quhen ‘push notifications’. Kjo mund të nënkuptojë që videot e shkurtra do të shihen nga ekrani i kyçur i telefonit tuaj.

Ky tipar i ri është i disponueshëm në versionin 2.18.102.5 të softuerit beta Whatsapp dhe do të shtrihet në të gjithë përdoruesit e App Store së shpejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco