Dikur u shpall hero për ndihmesën në Aleppo, tashmë dënohet me burg

Dikur u shpall hero për ndihmesën në Aleppo, tashmë dënohet me burg

20:16, 21/11/2018
A+ Aa A-

Një njeri sirian, Rami Adham, i cili u bë një hero global i mediave pasi kishte kontrabanduar lodra për fëmijët në Siri, është shpallur fajtor për mashtrime.

Rami Adham iu dha një dënim me burg 10 muaj për keqdrejtimin e fondeve të bamirëse dhe dështimin në marrjen e lejeve të sakta për mbledhjen e fondeve.

Adham u quajt 'Kontrabandisti i lodrave të Aleppo' për udhëtimet e tij të furnizimit në Siri në kulmin e konfliktit.

Një gjykatë në Helsinki tha se jo të gjitha fondet e e mbledhura prej 340,000 dollarësh (£ 265,500) shkuan drejtpërsëdrejti për të ndihmuar popullin në Siri siç ishte pretenduar.

Shumë nga këto para ishin shpenzuar në Finalandë teksa disa shuma ishin hedhur në një llogari të hapur nga Adham në Turqi.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco