Flinte në kasolle pasi ishte me perioda, ndërron jetë 14-vjeçarja

Flinte në kasolle pasi ishte me perioda, ndërron jetë 14-vjeçarja

16:49, 21/11/2018
A+ Aa A-

Cikloni Gaja në Indi ka vrarë 46 persona deri më tani duke përfshirë edhe një vajzë 14 vjeçare pasi ajo ishte ndarë nga familja e saj dhe po flinte në një kasolle aty pranë shtëpisë, shkruan Syri.net.    

 Arsyeja që ajo ishte ndarë është shokuese. Menstruacioni është tabu në një pjesë të mëdha të Indisë rurale. Gratë tradicionalisht besohet të jenë të papastër gjatë periodave të tyre, dhe detyrohen që të flenë veç deri në momentin që u kalon.

Familja e vajzës, Vijayalakshmi, jeton në një shtëpi pranë kasolles dhe mbijetuan nga stuhia. Gjyshja e saj, S Visalakshi, tha se nuk mund ta shpëtonte atë pasi një pemë kokosi, kishte rënë mbi kasolle.

/Syri.net/A.P/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco