Amerikani vritet me shigjeta në Indi nga fisi indigjen në zhdukje

Amerikani vritet me shigjeta në Indi nga fisi indigjen në zhdukje

12:45, 21/11/2018
A+ Aa A-

Një turist amerikan njoftohet se është vrarë nga një tribu indigjene në zhdukje në ishujt Andaman dhe Nicobar, njofton bbC, përcjell Syri.net.

Peshkatarët që e çuan njeriun në ishullin North Sentinel thanë se banorët e fisit e qëlluan atë me harqe dhe shigjeta dhe e lanë trupin në plazh.

Mediat lokale thanë se burri ishte një misionar me emrin John Allen Chau.

Kontaktet me tribunë indigjene Andaman që jeton në izolin nga bota janë të paligjshme. Sipas disa vlerësimeve, numri i tyre shko nga 50-150.

Shtatë peshkatarë janë arrestuar sepse e transportuan amerikanin ilegalisht në ishull.

Mediat lokale thanë se viktima donte të predikonte krishterimin tek ky fis.

“Policia tha se Chau e kishte vizituar ishullin North Sentinel rreth 5 herë me ndihmën e peshkatarëve”, tha gazetari Subir Bhaumik për BBC në gjuhën indi.

“Është e paligjshme të kesh kontakte me ata”.

Në vitin 2007, qeveria indiane tha se të fotografoje ose të xhiroje video për fisin aborigjen do të ndëshkoheshe me burgim deri në tre vjet.

Agjencia e lajmeve afp citoi një burim që thoshte se viktima Chau ishte përpjekur dhe kishte dështuar të hynte në ishull më 14 nëntor. Por ai tentoi sërish dy ditë më vonë.

‘ai u sulmua me shigjeta, por ai vazhdoi të ecte. Peshkatarët panë tribunë që i lidhi një litar rrth qafës dhe e tërhoqi zvarrë. Ata u tmerruan dhe ia mbathën”.

Trupi i amerikanit u pikas më 20 nëntor.

“Është një rast shumë i vështirë për policinë”, tha agzetari vjetër. “Nuk mund të arrestosh asnjë nga ai fis”.

Shumë organizata globale kanë bërë fushatë për të shpëtuar disa tribu që kanë jetuar në Andaman për më shumë se 60 mijë vjet.

Dy fiset aborigjene me të rrezikuara andaman, Jaraëa dhe Sentinelese, janë gjahtare dhe kontakti me botën e jashtme i përball ata me rrezikun e sëmundjeve.

Fisi Sentinelese është veçanërisht i prekshëm: izoli i tyre i plotë nënkupton që ata mund të mos kenë imunitet ndaj sëmundjeve të zakonshme si gripi dhe fruthi./SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco