Adoleshentit gjerman ia heqin patentën e shoferit fill pas 49 minutash

Adoleshentit gjerman ia heqin patentën e shoferit fill pas 49 minutash

12:08, 21/11/2018
A+ Aa A-

Një djalosh i pafat e humbi patentën e tij të shoferit vetëm 49 minuta pasi e mori atë, tha Policia gjermane.

18-vjeçari ishte duke u kthyer pas provimit me sukses të patentës kur oficerët në qytetin Hemer kontrolluan makinën e tij me lazer.

Ai ishte dyfish mbi limitin e shpejtësisë: 95 km/h në një rrugë për 50 km/h.

‘Disa gjëra zgjasin përgjimonë, për të tjerët vetëm një orë’, shkroi Policia gjermane në deklaratë.

I riu kishte katër shokë në makinë dhe me sa dukej ai po përpiqej që t’u bënte përshtypje me aftësitë e tij.

Tashti, ai do të përballet me një dënim të rëndë.

Ai u ndalua zyrtarisht për katër javë, por Policia tha se do ta rimerte patentët vetëm pas një ritrajnimi të kushtueshëm.

Po ashtu, do të ketë edhe një gjobë prej 200 eurosh, dy pikë më pak në patentën e tij dhe zgjatje të periudhës së provës si shofer, nga dy në katër vjet./SYRI.NET  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco